Kalo te përmbajtja
REAL SOLAR | NATURAL ENERGY

Projektim dhe instalim panelesh fotovoltaike.

Zgjidhje profesionale fotovoltaike për shtëpi, biznese, industri dhe investitorë.

Çfarë bëjmë

Nga projektimi te instalimi i sistemit.

Ekspertizë inxhinierike, shërbime instalimi dhe përvojë në projekte fotovoltaike.

Përmasimi i një sistemi fotovoltaik lidhet me konsumin e objektit, sipërfaqen e disponueshme dhe hijëzimin. Për shtëpi, biznese dhe industri, projekti përcakton vendosjen e paneleve diellore dhe parashikimin e prodhimit. Më pas vijojnë instalimi, testimi dhe mirëmbajtja sipas nevojave të sistemit. Markat që përdorim përfshijnë panele AE Solar, inverterë Sungrow dhe pajisje mbrojtjeje elektrike Schneider. Modelet dhe konfigurimi përcaktohen në ofertën e çdo projekti.

Ekspertizë inxhinierike

Projektim, modelim, simulim, optimizim dhe menaxhim i sistemeve FV dhe eolike, auditime, aplikime investimesh.

Shiko shërbimet

Ekspertizë instaluese

Montim impiantesh FV: instalime industriale mbi 2 MWp, individuale 140 kWp dhe impiante prodhimi 25 MWp.

Shiko shërbimet

Ekspertizë projektuese

Projektim, aplikim dhe ndjekje për 33 investitorë (78,1 MWp total) dhe NDA me 5 investitorë të huaj.

Shiko përvojën
Panele fotovoltaike në një projekt të Real Solar Projektim & konsulencë
01 / Shërbimet tona

Ekspertiza inxhinierike

Projektim dhe konsulencë, duke përfshirë:

  • Projektim sistemesh FV dhe eolike, si dhe optimizim performance.
  • Modelim dhe simulim performance sistemesh fotovoltaike me përdorim të programeve PV SOL Premium, Aurora Solar Inc., PVSyst etj.
  • Përllogaritje, eficiencë maksimale dhe mirëprojektim sistemesh fotovoltaike.
  • Analiza të detajuara të hijëzimit.
  • Modelime dhe simulime të performancës së pajisjeve dhe sistemeve fotovoltaike.
  • Parashikime të prodhimit të energjisë elektrike nga fotovoltaikët dhe eolikët.
  • Zgjidhje teknike të natyrës konstruktive ose mekanike në funksion të sistemeve FV.
  • Auditime energjetike në sektorin industrial dhe tregtar.
  • Projektime civile dhe mekanike në funksion të sistemeve fotovoltaike.
  • Përgatitje aplikimesh për investitorët në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, në të gjitha institucionet përkatëse.
  • Menaxhim projektesh fotovoltaike.
Na kontaktoni
02 / Shërbimet tona

Instalim & mirëmbajtje

Shërbime instalimi dhe O&M, duke përfshirë:

  • Shërbime profesionale instalimi.
  • Furnizim dhe vendosje sistemesh fotovoltaike, përfshirë projektin, marrjen e lejeve dhe instalimin.
  • Inspektim, testim dhe komisionim të komponentëve të sistemeve fotovoltaike.
  • Matje të parametrave elektrikë në DC dhe AC/TU.
  • Matje të parametrave të motit: rrezatim, temperaturë, drejtim dhe shpejtësi ere.
  • Matje dhe inspektim të performancës së sistemeve FV.
  • Inspektim modulesh FV me termokamera.
  • Matje të profilit të ngarkesës dhe konsumit të energjisë elektrike.
  • Parashikim konsumi energjetik.
  • Vlerësim të nivelit të performancës energjetike.
  • Përmasim, optimizim dhe instalim të kompensuesve të energjisë reaktive.
Na kontaktoni
Instalim dhe inspektim sistemi fotovoltaik Instalim & O&M
Përvoja jonë

Punë konkrete. Ekspertizë e provuar.

Nga montimi i impianteve te projektimi dhe ndjekja e procedurave për investitorët.

REAL SOLAR / 01

Eksperienca instaluese

Montim impiantesh fotovoltaike, duke përfshirë:

  • Instalime industriale mbi 2 MWp në biznese të ndryshme, si pulari, përpunim duralumini, fonderi alumini, frigoriferë agrobiznesi, restorante etj.
  • Instalime individuale rreth 140 kWp në vila, apartamente apo zyra.
  • Instalime në impiante prodhimi energjie: GreNNat ShPK, Ballsh, faza I; 25 MWp në total, 11,4 MWp DC.
REAL SOLAR / 02

Eksperienca projektuese

Projektim, aplikim dhe ndjekje procedurash, duke përfshirë:

  • 3 klientë investitorë në energjinë e rinovueshme për shitje, me një total prej 76 MWp.
  • Mbi 30 klientë investitorë në energjinë e rinovueshme për nevojat e tyre, me një total mbi 2,1 MWp.
  • Kontrata NDA me 5 investitorë të huaj për gjetjen e mundësive të investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme.
Na kontaktoni
REAL SOLAR

Le të flasim për projektin tuaj.

100% konsultim falas  ·  Pa kontratë

Mësoni më shumë rreth nesh
Real Solar